Ndërlidhjet

PRISHTINË


Nënsekretari amerikan i shtetit për çështje politike, Nicholas Burns deklaroi se bisedimet për përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës mund të fillojnë brenda 30 ditësh. Ai tha se na tavolinën e negociatave është edhe pavarësia, por edhe opsione të tjera, dhe i takon popullit të Kosovës dhe Beogradit që të merren vesh për të ardhmen. Burns gjithashtu tha se status-quo-ja është e paqëndrueshme dhe pas përparimit që është bërë 6 vjet pas luftës, Kosova ka të drejtë të dijë për të ardhmen e saj.
Burns i bëri këto komente në fund të vizitës në Kosovë, me ç’rast takoi udhëheqës ndërkombëtar e vendorë, si dhe përfaqësues të serbëve të Kosovës. Nënsekretari Burns tha se SHBA mbështesin fuqishëm fillimin e shpejtë të bisedimeve, pasi populli i Kosovës gjashtë vjet pas luftës ka të drejtë të dijë se cila është e ardhmja e tij.
"Ne shpresojmë dhe presim që për një kohë të shkurtër brenda 30 ditësh, të shohim fillimin e bisedimeve dhe vendet e popujt të bisedojnë për të ardhmen e tyre", tha nënsekretari Burns, duke e cilësuar këtë një rast historik për qytetarët e Kosovës që të përcaktojnë të ardhmen e tyre. Burns tha se Shtetet e Bashkuara do të luajnë rol shumë aktiv në këto bisedime, duke emëruar edhe të dërguarin e tyre të posaçëm, por tërhoqi vërejtjen se nuk është çështje e Shteteve të Bashkuara apo e dikujt tjetër që të thotë se cila është e ardhmja e Kosovës.
Nënsekretari amerikan i shtetit Nicholas Burns shfaqi shpresën se ekipi negociator i Kosovës të jetë i bashkuar dhe se serbët e Kosovës duhet të kenë zërin e tyre në negociata, ndërsa i bëri thirrje qeverisë së Beogradit që të luajë një rol konstruktiv në procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës.
(...më gjërësisht te rubrika Aktuale...)
XS
SM
MD
LG