Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj e ka shprehur kënaqësinë për vendimin e Tribunalit të Hagës, që ai të mund të kyçet në aktivitete politike publike me miratimin e UNMIK-ut.
Në një komunikatë për opinion, ish kryeministri Haradinaj ka kërkuar që të përkrahet procesi politik në Kosovë, me qëllim të ndërtimit të një shoqërie demokratike, ku të gjithë do të jenë të mbrojtur para ligjit.
Ndërkohë, kryeprokurorja e Tribunalit, Carla del Ponte është shprehur e zhgënjyer nga vendimi i Tribunalit. Zëdhënësja e saj, Florence Hartman ka thënë se zyra e prokurorisë ka reaguar ndaj këtij vendimi të gjykatës.
XS
SM
MD
LG