Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush sot mbajti një videokonferencë me trupat amerikane të stacionuara në Tikrit, me ç'rast u tha se ato dhe forcat irakiane janë përgjegjëse për mbrojtjen e votuesve, të cilët të shtunën do të dalin në referendumin për kushtetutën e re irakiane.
Ai gjithashtu e lëvdoi punën e qeverisë irakiane rreth kushtetutës.
"Jam shumë i impresionuar se qeveria irakiane ka vazhduar të punojë për një kushtetutë, e cila është tërheqëse për sunitët, shiitët dhe kurdët. Ata punuan shumë për kushtetutën, dhe tash irakianët janë ata që përsëri do të duhet ta votojnë", tha presidenti Bush.
XS
SM
MD
LG