Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Militantë të armatosur sot e kanë sulmuar policinë dhe ndërtesat qeveritare në Nalchik, kryeqytetin e republikës ruse Kabardino-Balkariya në Kaukaz.
Përgjegjësinë për sulmet e kanë marrë kryengritësit çeçenë.
Një zyrtar i lartë i ministrisë së brendshme ruse tha se janë vrarë të paktën 50 militantë, kurse zëvendës prokurori i Rusisë Vladimir Kolesnikov tha se janë vrarë 12 policë, 12 civilë, dhe rreth 20 kryengritës.
Ndërkohë, presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka urdhëruar të qëllohet për vdekje çdonjëri që do t'u kundërshtojë autoriteteve të rendit në Nalchik.
XS
SM
MD
LG