Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryesuesi i rradhës i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ministri i jashtëm slloven, Dimitrij Rupel, ka arritur në Kosovë dhe deri më tash është takuar me shefin e administratës ndërkombëtare, Soren Jessen Petersen. Zoti Rupel do të mbajë takime të veçanta edhe me grupin negociator për bisedimet mbi statusin përfundimtar dhe përfaqësuesit e pakicës kombëtare serbe.
Më parë, Rupel qëndroi në Beograd ku tha se pret që bisedimet për zgjidhjen e statusin e ardhshëm të Kosovës të fillojnë në nëntor.
"Ajo që përfundimisht duam të shohim, është një Evropë e plotë dhe e lirë, kurse pa zgjidhjen e çështjes së raporteve në bashkësinë shtetërore dhe Kosovës, do të jetë e vështirë të paramendohet Evropa e tillë" ka thënë Rupel, pas takimit me ministrin e jashtëm të Serbisë dhe Malit të Zi Vuk Drashkoviq.
XS
SM
MD
LG