Ndërlidhjet

ZAGREB


Presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu është angazhuar për pavarësinë e Kosovës, meqë sipas tij, kjo është në përputhje me aspiratat e qytetarëve të Kosovës.
Këto komente presidenti shqiptar i ka bërë në samitin e vendeve të Evropës Qendrore dhe Juglindore që u mbajt në Zagreb.
Presidenti i unionit Serbi-Mal i Zi Svetozar Maroviq ndërkaq ka theksuar se suksesi i zgjidhjes së statusit të Kosovës do të varet nga respektimi i realitetit dhe nga suksesi në kërkimin e kompromisit. Sipas tij, dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit është kusht për zgjidhjen stabile dhe afatgjate të statusit të Kosovës.
Në takimin ku kanë marrë pjesë shefa të shteteve nga 15 vende, është diskutuar rreth integrimeve evropiane.
Presidenti i Kroacisë Stipe Mesiq ka thënë se tani është koha për ridefinimin e nocionit të Evropës.
XS
SM
MD
LG