Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Qeveria e Kosovës bëri të ditur se në Kosovë tash për tash nuk ka simptoma të pranisë së gripit të shpezëve. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Adem Salihaj, pohoi pas një takimi me shtabin emergjent për parandalimin e gripit të shpezëve se institucionet vendore morën përkrahjen e administratës ndërkombëtare rreth kësaj çështjeje. Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje, Qeveria e Kosovës mori vendim që të vendosë pika dezinfektimi në të gjitha vendkalimet kufitare, përfshirë edhe ato me Serbinë.
XS
SM
MD
LG