Ndërlidhjet

logo-print

HAGË


Tribunali i Hagës ka pezulluar, deri në përfundimin e shqyrtimit të ankesës së prokurorisë, vendimin për lejimin e Ramush Haradinajt që të merret me aktivitete politike. Në njoftimin e publikuar pasdite, thuhet se gjykatësit i kanë lënë kohë mbrojtjes që deri më 17 tetor, t'i përgjigjet ankesës së prokurorisë.
Më parë, presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova e ka përshendetur vendimin e Tribunalit të Hagës, që Ramush Haradinajt t'i lejohet aktiviteti politik. Rugova ka thënë se Haradinajt tani i është mundësuar që t'i ndihmojë proceset pozitive për krijimin e shtetit të pavarur.
XS
SM
MD
LG