Ndërlidhjet

BEOGRAD


"Bisedimet për statusin e ardhshëm të Kosovës mund të fillojnë gjatë nëntorit, pas takimit të Grupit të Kontaktit, më 2 nëntor, në Uashington" tha Nënsekretari amerikan i shtetit për çështje politike, Nikolas Burns, gjatë vizitës së sotme në Beograd.
"Ne nuk do të mbajmë anë në këto bisedime, por e dijmë se status quo nuk është e qëndrueshme. Në tavolinë janë shumë opcione, përfshirë edhe pavarësinë, por ne presim që këto të jenë bisedime të ndershme dhe të hapura, të cilat do të zhvillohet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë si dhe qeverisë së Serbisë" tha Bërns. Ai gjithashtu tha se zgjidhja duhet kërkuar përmes kompromisit dhe ajo duhet të jetë çështje e marrëveshjes në të cilën nuk do të ketë as fitues e as humbës.
Burns u takua me presidentin e Serbisë Boris Tadiq, me kryeministrin Vojisllav Koshtunica dhe ministrin e jashtëm të Unionit Serbi Mal i Zi, Vuk Drashkoviq, i cili, siç njoftohet ka kërkuar që "serbëve t'u garantohet kthim në Kosovë atje ku duan, të formohet zinxhir i komunave me shumicë serbe, të cilat do të kenë lidhje speciale me Serbinë, dhe plotësimi i këtyre standardeve të jetë kusht për përfundimin e bisedimeve të ardhshme për statusin e Kosovë".
Burns gjithashtu ka thënë se pa dorëzimin e të akuzuarve të tjerë në Tribunalin e Hagës, Beogradi nuk mund të pres raporte të shumëanshme me Shtetet e Bashkuara dhe as hyrje në Partneritetin për Paqe.
XS
SM
MD
LG