Ndërlidhjet

ZAGREB


Presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu është angazhuar për pavarësinë e Kosovës, meqë sipas tij, kjo është në përputhje me aspiratat e qytetarëve të Kosovës.
Këto komente presidenti shqiptar i ka bërë në samitin e vendeve të Evropës Qendrore dhe Juglindore që u mbajt në Zagreb.
Presidenti i unionit Serbi-Mal i Zi Svetozar Maroviq ndërkaq ka theksuar se suksesi i zgjidhjes së statusit të Kosovës do të varet nga respektimi i realitetit dhe nga suksesi në kërkimin e kompromisit. "Viti 2006 do të jetë vendimtar për vendin tim, pasi ky shtet duhet të përcaktojë të ardhmen e Kosovës si dhe të unionit të Serbisë me Malin e Zi" tha Maroviq.
Shefat e 15 shteteve, pjesëmarrës në takim kërkuan që Bashkimi Evropian t'u përmbahet zotimeve për zgjerimin e mëtejm.
XS
SM
MD
LG