Ndërlidhjet

PRISHTINË


Qeveria e Kosovës do të ndërmarrë një varg masash për parandalimin e paraqitjes së virusit avian apo “gripit të shpezëve", kanë deklaruar sot zyrtarët e qeverisë. Zëvendëskryeministri, Adem Salihaj, ka thënë se do të bëhen përpjekje për gjetjen e mjeteve për blerjen e paisjeve për asgjësimin e shpezëve të infektuara si dhe për krijimin e fondit emergjent për ta luftuar paraqitjen e kësaj sëmundjeje.
Zyrtarët e qeverisë u kanë tërhequr vërejtjen tregtarëve që të respektojnë masat për ndalimin e importit të mishit dhe prodhimeve të shpezëve nga shtetet e rajonit që nuk janë në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG