Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Në Irak mbahet sot referendumi për Kushtetutën e re. Pas votimit, presidenti Jalal Talabani tha për Radion Evropa e Lirë, se Kushtetuta do të forcojë unitetin kombëtar.
Kryeministri Ibrahim Jaafari ndërkaq tha se shpreson që irakianët do ta miratojnë kushtetutën.
"Mesazhi im është se me vullnetin e Zotit, irakianët sot do të sillen si heronj dhe do të thonë "po", me besim të plotë për të ardhmen" tha Jaafari.
Policia irakiane dhe ushtarët ruajtën më shumë se 6.000 qendra votimi. Nuk u raportua për sulme të mëdha, apo dhunë të kryengritësve. Rezultatet e para pritet të publikohen sonte.
XS
SM
MD
LG