Ndërlidhjet

BAGDAD


Në Irak sot është mbajtur referendumi për Kushtetutën e re të këtij vendi. Është raportuar se votimet kanë kaluar kryesisht në mënyrë të qetë. Zëdhënësi i Komisionit Zgjedhor, Adel Al-Lami tha se dalja në referendum ishte më shumë se 61% në gjithë Irakun. Sipas këtij komisioni, në 7 provinca, prej gjithsej 18 sosh sa janë në Irak, përfshirë këtu edhe rajonet e banuara me popullatë sunite, dalja në zgjedhje ishte 66%. Siguria ishte në nivel, megjithë faktin se në disa vendvotime në Bagdad ka pasur sulme, nga të cilat janë vrarë tre ushtarë irakianë. Për miratimin e Kushtetutës "për" duhet të votojnë më tepër se 50% e votuesve.
XS
SM
MD
LG