Ndërlidhjet

LONDËR


Komisionari evropian i shëndetësisë, Markos Kyprianou tha sot se testet kanë konfirmuar se vitrusi H5N1 i gripit të shpezëve është gjetur në Turqi dhe në Rumani. Kjo sëmundje që besohet se bartet nga shpezët shtegtare, ka shkaktuar vdekjen e më se 60 njerëzve në Azi. Koordinatori për gripin e shpezëve dhe të njerëzve në Kombet e Bashkuara, David Nabarro thotë se përhapja e gripit të shpezëve nga Azia në Evropë do të thotë se ka gjasë që kjo sëmundje të shndërrohet në formën që mund të transmetohet nga njeriu në njeri.
XS
SM
MD
LG