Ndërlidhjet

PRISHTINË


Serbët e Kosovës thonë se duan të jenë pjesë e delegacionit të Beogradit në bisedimet e ardhshme për statusin e Kosovës, duke ndërtuar paraprakisht një platformë të përbashkët të serbëve të Kosovës dhe të Beogradit zyrtar.
"Serbët e Kosovës do ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre që të thonë atë që duan në bisedimet për statusin, ndërsa interesat e tyre do t'i mbrojnë përmes delegacionit të Beogradit" tha për radion "Evropa e Lirë" njëri nga përfaqësuesit e Listës serbe për Kosovë dhe Metohi, Goran Bogdanoviq.
Këto qëndrime janë shprehur pasi nënsekretari amerikan i shtetit Nikolas Burns ka thënë të enjten se zëri i serbëve të Kosovës në këto bisedime duhet të dëgjohet, por është çështje e tyre se në cilën anë të tavolinës duan të jenë.
XS
SM
MD
LG