Ndërlidhjet

BAGDAD


Zyrtarët irakianë po vazhdojnë numërimin e votave të referendumit të djeshëm për kushtetutën e re. Ndërkohë, Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice, gjatë vizitës së sotme në Londër tha se votuesit irakianë "me sa duket" e kanë miratuar kushtetutën.
Oficeri i policisë në Bagdad Qais Al Alusi, ndërkaq tha sot se forcat ushtarake arritën të parandalonin sulmet e militantëve gjatë kohës së votimeve.
"Referendumi u zhvillua në atmosferë të qetë dhe forcat e sigurisë parandaluan shpërthimet dhe kaosin. Referendumi ishte i lirë dhe demokratik" tha ai. Po sot, ushtria amerikane njoftoi se 5 ushtarë amerikanë janë vrarë dje nga një bombë në Ramadi.
XS
SM
MD
LG