Ndërlidhjet

VJENË


24 ambasadorë të OSBE-së, të drejtuar nga ambasadori Janez Lenarcic, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së do të fillojnë nga nesër një vizitë dy ditore në Kosovë. Sipas burimeve të OSBE-së qëllimi i kësaj vizite do të jetë njohja me zhvillimet në Kosovë. Ambasadorët do të takohen me kryeministrin, kryetarin e Kuvendit, si dhe drejtuesit e Partisë Demokratike të Kosovës, asaj Ora dhe udhëheqësit e bashkësive të tjera etnike.
Ambasadorët do të vizitojnë dhe Shkollën e Policisë në Vushtri.
XS
SM
MD
LG