Ndërlidhjet

TEHERAN


Teherani është i gatshëm të fillojë bisedimet e pakushtëzuara për programet bërthamore me Evropën, ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Hamid-Reza Asefi.
Ai ka shtuar se Irani nuk do të pranojë një ndërprerje të re të proçesit të uraniumit si parakusht për fillimin e biseidmeve me treshen evropiane, Britaninë, Francën e Gjermaninë. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore ka deklaruar se mund ta çojë problemin e programeve bërthanmore të Iranit para Këshillit të Sigurimit.
Treshja evropiane ka marrë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara përmes deklaratave të Sekretares së Shtetit Rice për qasjen ndaj Iranit.
XS
SM
MD
LG