Ndërlidhjet

ANDRE GLUCKSMANN: ANËTARËSIMI NË BE NUK ËSHTË ZGJERIM POR RIBASHKIM


"Protestova për 10 vjet kundër krimeve të Millosheviqit dhe vetëm pas 10 vjetësh fuqitë demokratike vendosën të ndërhyjnë. Natyrisht nuk ndërhynë për shkak të protestave të mia, por për shkak të krimeve shokuese të Millosheviqit. Ai bëri 1 milionë refugjatë në Kosovë. Në disa raste merr më shumë kohë, por mendoj se Putini duhet të detyrohet të ndalë masakrën në Çeçeni", thotë filosofi francez, Andre Glucksmann, në intervistën ekskluzive prë Radion Evropa e Lirë.

RADIO EVROPA E LIRË
A mund ta elaboroni idenë tuaj "detyrimi për të ndërhyrë" në kushtet e sotme?

ANDRE GLUCKSMANN
"Detyrimi për të ndërhyrë" është një ide që shkon pas në kohë, gati 30 vjet më parë dhe që doli në sipërfaqe si rezultat i urisë dhe fillimit të gjenocidit në pjesë të ndryshme të botës. Ideja është se qeveritë nuk kanë të drejtë të bëjnë gjithçka. E drejta e popujve për t'u vetëqeverisur është shumë e ndryshme nga e drejta e qeverive për të drejtuar popujt. Si pasojë në disa raste, duhet të kemi ndërhyrje ndërkombëtare për të mbrojtur civilët. Ekziston e drejta për të ndërhyrë, që të moslejohet zbatimi i skenarëve më të këqinj. Dhe shpesh Kombet e Bashkuara heqin dorë nga detyrimi i tyre për të ndihmuar në raste të tilla. Për shembull kishim gjenocidin në Ruandë në vitin 1994, ku pjesëtarë të fisit hutu vranë mesatarisht 10 mijë pjesëtarë tutsi për çdo ditë për tre muaj rresht. Dhe e gjitha ç'bënë OKB-të për të ndaluar gjenocidin qenë 5 mijë helmeta të kaltra, të cilët ndonëse apeluan për ndihmë nuk u bë asgjë. Prandaj jam në mbështetje të së drejtës për të ndërhyrë në raste serioze.

RADIO EVROPA E LIRË
A ka raste të detyrimit për ndërhyrje sot?

ANDRE GLUCKMANN
Natyrisht, por jo gjithmonë detyrimi për të ndërhyrë është ushtarak. Janë rastet kur përballeni me një diktator që ka vrarë një numër të madh të qytetarëve të vet, kështu që qytetarët nuk kanë më fuqinë për t'i rezistuar diktaturës. Rati tipik ka qenë Saddam Huseini. Një tjetër rast ka qenë diktatori Charles Taylor i Liberisë, që u detyrua të largohet nga pushteti pa dhunë si pasojë e presionit të vendeve demokratike. Duhet ushtruar shumë presion diplomatik. I kam kaluar 10 vitet e fundit të jetës sime duke kërkuar nga Perëndimi dhe demokracitë të ushtrojnë presion ndaj Putinit për t'i dhënë fund një nga luftërave më shakëtrruese në botë, asaj në Çeçeni. Nuk ndodhë shpesh në histori kur rrënohet një qytet i tërë me 400 mijë banorë siç ka bërë Putini me Groznin. Hera e fundit kur kjo ka ndodhur ishte rrënimi i Varshavës nga Hitleri. Disa herë protestat sjellin ndryshime. Protestova për 10 vjet kundër krimeve të Millosheviqit dhe vetëm pas 10 vjetësh fuqitë demokratike vendosën të ndërhyjnë. Natyrisht nuk ndërhynë për shkak të protestave të mia, por për shkak të krimeve shokuese të Millosheviqit. Ai bëri 1 milionë refugjatë në Kosovë. Në disa raste merr më shumë kohë, por mendoj se Putini duhet të detyrohet të ndalë masakrën në Çeçeni.

RADIO EVROPA E LIRË
A mendoni se situata aktuale në Rusi paraqet rrezik për pjesën tjetër të ish Bashkimit Sovjetik?

ANDRE GLUCKMANN
Përgjigja gjendet në vetë pyetjen tuaj. Ju duhet vetëm të shihni fytyrën e presidentit aktual të Ukrainës të dëmtuar nga dioksina për të njohur se metodat sovjetike, ato ruse e proruse janë shkatërruese.

RADIO EVROPA E LIRË
A mendoni se zgjerimi i Evropës synon, një mënyrë, për t'u dhënë fund konflikteve në rajon?

ANDRE GLUCKMANN
Pa dyshim. Në Ballkan është prespektiva e hyrjes në Bashkimin Evropian që para së gjithash ka parandaluar rifillimin e konflikteve pasi në mendjet e njerëzve atje ka ende shumë armiqësi. Vetëm pse Kroacia dhe Serbia kanë para tyre prespektivën e futjes në Bashkimin Evropian popujt e këtyre vendeve janë qetësuar dhe po ndëshkojnë kriminelët e luftës, ndonëse kjo po bëhet ngadalë dhe me vështirësi. Ju folët për zgjerimin e Evropës, por për mua nuk është zgjerim, por ribashkim. Ju e dini se nëse në vitin '46 trupat sovjetike nuk do kishin pushtuar Poloninë dhe Çekosllavakinë, e vende të tjera, Polonia e Çekosllavakia do të ishin në mesin e vendeve themeluese të Unionit. Pra nuk ka zgjerim, por thjesht bashkim, ribashkim do të thoja.

RADIO EVROPA E LIRË
A i shihni kufijë në këtë Evropë të ribashkuar?

ANDRE GLUCKMANN
Fare thjesht, shoh kufijtë historikë. Por ndershmërisht po të mos ishte lufta e 1914-tës Rusia do të ishte qendra kulturore e Evropës. Ajo kishte piktorët më të mirë, shkencëtarët më të mirë, regjisorët më të mirë dhe shkrimtarët më të mirë në fillimshekullin e XX. Kemi dhe çështjen e Turqisë. Por do doja t'ju kujtoja se Turqia shtrihet në atë vijë bregdetare që dikur ishte Greqia e Lashtë. Mbi gjysma e filozofisë ka lindur në atë që ne sot e quajmë Turqi. Herakliti zyrtarisht ishte turk.
XS
SM
MD
LG