Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Një delegacion 25 anëtarësh nga selia e OSBE-së, të drejtuar nga ambasadori Janez Lenarçiç, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, sot e filluan vizitën dy ditore në Kosovë.
Delegacioni u prit në takime të ndara nga shefi i UNMIK-ut Soren Jessen-Petersen dhe nga udhëheqësit më të lartë vendorë, kurse pasdite u takua me liderët e opozitës Hashim Thaçi dhe Veton Surroi, si dhe me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.
"Ky është një nga delegacionet më gjithëpërfshirëse të OSBE-së me seli në Vjenë, që ndonjëherë ka vizituar ndonjë vend. Kjo tregon përkushtimin e OSBE-së për Kosovën dhe zhvillimet aktuale këtu", tha ambasadori Janez Lenarçiç.
Nesër, ambasadorët e OSBE-së do të vizitojnë edhe Shkollën e Policisë në Vushtri.
XS
SM
MD
LG