Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Paqëruajtësit e NATO-s thanë se kanë qenë "kriminelët" ata që i kanë ndaluar automjetet dhe e kanë penguar trafikun në pjesën perëndimore të Kosovës.
"Kemi disa informata për disa kriminelë, të cilët po veprojnë" në Kosovën perëndimore, tha zëdhënësi i KFOR-it, nënkoloneli Siegfrid Jooss, për të shtuar se NATO-ja bën "gjithçka të mundur" për t'i asistuar policisë lokale dhe policisë së UNMIK-ut që t'ia dalin në krye me këta kriminelë.
Këto prononcime Jooss i bëri pasi disa media lokale raportuan se persona të maskuar kishin grabitur një njeri dhe kishin vendosur një postbllok në zonën e lartpërmendur.
Ndërkohë, zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës Avni Morina, gjithashtu i ka mohuar spekulimet e mediave lokale për ekzistimin e të ashtuquajturës "Armatë për Pavarësinë e Kosovës".
XS
SM
MD
LG