Ndërlidhjet

LUKSEMBURG


Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian e filluan një takim të jashtëzakonshëm, në të cilin do të diskutohet për gripin e shpezëve. Duke folur para fillimit të këtij takimi, sekretari i jashtëm britanik, Jack Straw, tha:
- Përpjekje të mëdha po bëhen për t'ju dhënë këshilla vendeve siç janë Greqia, Rumania, Turqia, Rusia dhe vendet e tjera në mbarë botën, për t'u siguruar se atje ka plane adekuate për tu marrë me situata të transferit të gripit të shpezëve te njerëzit.
Ky takim mbahet një ditë pasi zyrtarë të Ministrisë së Agrikulturës së Greqisë thanë se një virus H5 është gjetur te shpezët në rajonin Chios të Detit Egje. Aktualisht po zhvillohen testet për të parë se a është ky virusi vdekjeprurës H5N1 apo jo.
XS
SM
MD
LG