Ndërlidhjet

KANDAHAR


Guvernatori i provincës Kandahar, që është në jug të Afganistanit, Assadullah Khalid ka thënë se katër policë vendës janë vrarë pa qëllim natën e kaluar nga forcat amerikane. Zoti Khalid në një konferencë për shtyp sot ka thënë se trupat amerikane po kërkonin pjesëtarët talibanë në hapësirën në të cilën policia kishte shtënë në ajër në postbllokun e saj. Ai mëtutje shpjegoi se trupat e Shteteve të Bashkuara ishin përgjigjur me zjarr në drejtim të postbllokut duke vrarë katër policë. Ushtria amerikane në Afganistan nuk e ka konfirmuar këtë incident.
XS
SM
MD
LG