Ndërlidhjet

NJU DELHI/ISLAMABAD


Pakistani ka refuzuar një ofertë të Indisë për ndihmë për kap;rcimin e pasojave nga tërmeti shkatërrues që goditi këtë vend. India kishte ofruar dërgimin e helikopterëve ushtarak për të marrë pjesë në misionin e kërkim shpëtimit në pjes;n e Kashmirit, që administrohet nga Pakistani. Por, ministri i jashtëm pakistanez, Riaz Mohammed kishte kërkuar që helikopterët e Indisë të shfrytëzoheshin, por jo me pilotë nga India. Kjo kërkesë nuk ishte pranuar nga Nju Delhi. Sipas kryeminsitrit të Pakistanit, nga pasojat e tërmetit humbën jetën 41 mijë vetë, ndërsa më se 67 mijë pësuan lëndime.
XS
SM
MD
LG