Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Zyrtarët e forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë kanë konfirmuar se persona të armatosur po veprojnë në rajonin e Dukagjinit. Zëdhënësi i Brigadës Shumëkombëshe të Jugperëndimit, koloneli Zigfrid Yoss, tha sot për radion Evropa e Lirë se personat, që ai i ka cilësuar si kriminelë, janë përpjekur të ndalojnë veturat dhe kanë pasur të veshura rroba kamuflazhi.
"Ata janë përpjekur të ndalojnë veturat dhe qytetarët, duke bërë veprime ilegale, dhe ne po punojmë bashkë me SHPK-në dhe me policinë e UNMIK-ut për të hetuar këto raste" tha Yoos.
Ndërkohë, zëdhënësi i policisë së Kosovës, Refki Morina tha se nuk kanë konfirmime për ekzistimin e grupeve të armatosura.
"Çdo person që zihet me uniformë ilegale, pos uniformës së KFOR-it, policisë së UNMIK-ut, SHPK-së dhe TMK-së, të gjitha të tjerat janë ilegale dhe personat e tillë do të përgjigjen konform ligjit penal që është në fuqi në Kosovë" tha Morina.
XS
SM
MD
LG