Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Komandanti i KFOR-it Giussepe Valotto tha sot në Ferizaj se fenomeni i paraqitjes së personave të armatosur nuk mund të jetë shumë shqetësues pasi aktiviteti i disa personave nuk mund të ndikojë në statusin final të një vendi, pasi 95 përqind e popullatës së Kosovës janë njerëz që duan paqe dhe qetësi. Më herët, zyrtarët e forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë kanë konfirmuar se persona të armatosur po veprojnë në rajonin e Dukagjinit.
Zëdhënësi i Brigadës Shumëkombëshe të Jugperëndimit, koloneli Zigfrid Yoss, tha sot për radion "Evropa e Lirë" se personat, që ai i ka cilësuar si kriminelë, janë përpjekur të ndalojnë veturat dhe kanë pasur të veshura rroba kamuflazhi.
XS
SM
MD
LG