Ndërlidhjet

PARIS


"Status quo-ja në Kosovë nuk mund të jetë e qëndrueshme dhe ajo duhet të ndryshohet" tha Nënsekretari i departamentit amerikan të Shtetit, Nicholas Burns, sot në Paris. Ai tha se Këshilli i Sigurimit në mbledhjen e së hënës, do të kërkojë nga Sekretari i Përgjithshëm Kofi Annan që të caktojë një të dërguar të posaçëm i cili do t'u prijë negociatave, për statusin e ardhshëm të Kosovës. "Bisedimet për statusin final duhet të fillojnë në nëntor" tha Burns duke shtuar se do të caktohet edhe një negociator amerikan.
"Ne nuk e dijmë ku do të shpie ky proces, por ai duhet të çojë tek diçka më e mirë se sa është status quo-ja e cila nuk ka qenë e favorshme as për stabilitetin, apo për paqen në Kosovë, në kursin e disa viteve të fundit" tha Burns, duke përfunduar se "Shtetet e Bashkuara fuqishëm i mbështesin bisedimet" për statusin e ardhshëm të Kosovës.
XS
SM
MD
LG