Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi i garantoi sot komunitetit të biznesit investime të sigurta në Kosovë. Kosumi sugjeroi investuesit e huaj që të mos presin qershorin e vitit të ardhshëm dhe zgjidhjen e statusit, por menjëherë të investojnë në Kosovë, duke ofruar garanca në emër të qeverisë së tij për kapitalin e investuar. Këto mesazhe, Kosumi i paraqiti në mbyllje të takimit dy ditor të Këshillit Këshilldhënës të Biznesit, që vepron në të gjitha vendet e rajonit.
XS
SM
MD
LG