Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice dëshmoi në Komitetin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë. Ajo tha se prej muajit të ardhshëm në Irak do të fillojnë të punojnë grupet e përbashkëta diplomatike – ushtarake, që ajo i quajti "ekipet për rindërtimin e krahinave".
"Shumë herë kemi folur për shkaqet përse jemi në Irak. Me qeverinë irakiane, strategjia jonë politike dhe ushtarake duhet të jetë shumë e qartë: mbaj dhe ndërto; të pastrohen rajonet nga kontrolli i kryengritësve, të jenë të sigurtë dhe të ndërtohen institucione të qëndrueshme" tha Rice. Ajo kritikoi Irani dhe Sirinë, duke thënë se ato duhet të vendosin nëse duan të jenë në anën e paqes apo luftës.
XS
SM
MD
LG