Ndërlidhjet

SEUL


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, ka arritur në Seul për bisedime në fushën e sigurisë me zyrtarët koreano-jugorë.
Përpara largimit nga Pekini Rumsfeld përsëriti dhe njëherë shqetësimin për kapacitetet ushtarake të Kinës, të cilat nuk janë publike.
"Shpenzimet ushtarake të Kinës vlerësohen si shumë më të larta se ato që publikohen. Vendet fqinje natyrisht që pyesin se cili është shkaku i kësaj mospërputhje mes realitetit dhe deklaratave publike", tha Rumsfeld.
Ai ka shtuar se llogaritet që buxheti ushtarak i Kinës të jetë dy deri në tre herë më i lartë nga ai që thuhet.
XS
SM
MD
LG