Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jessen Petersen, tha në mbrëmje se deklarata presidenciale që do të lexohet në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit për Kosovën më 24 tetor do të shënojë edhe fillimin e bisedimeve për statusin e Kosovës, që do të përcillet nga emërimi i të dërguarit të posaçëm të sekretarit Annan për statusin. Zoti Jessen Petersen i ka bërë këto komente pas takimit që ka pasur me kryeministrin e Kosovës Bajram Kosumi, një ditë para nisjes për në Nju Jork, ku të hënën do të marrë pjesë në mbledhjen e KS-së.
XS
SM
MD
LG