Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush, ka vlerësuar udhëheqësin palestinez Mahmud Abaz, duke shtuar se prespektiva e krijimit të një shteti palestinez duket më e mirë se kurrë. Këto komente Bush i bëri pas një takimi me Abbas në Shtëpinë e Bardhë.
Duke folur për sfidat me të cilat përballen palestinezët Bush theksoi:
"Rruga e mëtejshme duhet të fillojë duke u përballur me kërcënimin që paraqesin bandat e armatosura për një Palestinë demokratike, me kërcënimin që bandat e armatosura paraqesin për paqen mes izrealitëve dhe palestinezëve."
Presidenti amerikan ka kërkuar që Izraeli të ndalojë ndërtimin e vendbanimeve hebreje në Bregun Perëndimor.
XS
SM
MD
LG