Ndërlidhjet

logo-print

LUBJANË


Presidenti i Sllovenisë, Janez Dërnovshek, u dërgoi mbrëmë letër presidentëve të vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit për Kosovën, Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Kofi Annan dhe kryetarit të Komisionit Evropian, Hoze Manuel Baroso, në të cilën i njofton me nismën e tij lidhur me procesin për statusin e ardhshëm të Kosovës. Në letër, ai tha se bashkësia ndërkombëtare duhet të garantojë sigurinë për pakicën serbe.
Ai, gjithashtu propozoi që përmendoret kulturore, historike dhe fetare serbe në Kosovë të fitojnë status eks-territorial dhe të mbrohen nga trupat ndërkombëtare.
Dërnovshek, parasheh që brenda 18 muajsh bashkësia ndërkombëtare të kalojë të gjitha kompetencat tek institucionet e Kosovës.
Sipas këtij plani, Kosova për 5 vite do të fitonte subjektivitetin e saj ndërkombëtar, nëse bashkësia ndërkombëtare përcakton se janë përmbushur standardet themelore demokratike dhe është siguruar jetë e qetë për pjesëtarët e grupeve të ndryshme etnike.
Presidenti i Unionit Serbi Mal i Zi Svetozar Maroviq pas kësaj letre, ka vendosur të anulojë vizitën e Dërnovshekut në Beograd, të paraparë për 2 nëntor.
XS
SM
MD
LG