Ndërlidhjet

DAMASK


Siria e cilësoi "të motivuar politikisht" raportin e Kombeve të Bashkuara, i cili e lidh këtë vend me vrasjen e ish kryeministrit libanez Rafik Hariri.
Ndërkohë, Ema Udvin, zëdhënëse e Komisionit Evropian në Bruksel tha se të gjitha palët duhet të mbështesin autoritetet e Libanit në këtë hetim, kurse Siria do të dëmtojë interesat e saj nëse nuk bashkëpunon" tha Udvin.
Hetuesit e OKB-së, thanë në raportin e dërguar Këshillit të Sigurimit se kanë gjetur prova se zyrtarët e lartë të Sirisë dhe të Libanit kanë qenë të përfshirë në shpërthimin e 14 shkurtit në Bejrut, ku u vra Hariri.
XS
SM
MD
LG