Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice tha se bashkësia ndërkombëtare duhet të kërkojë nga autoritetet e Sirisë, shpjegime për vrasjen e ish kryeministrit libanez Rafik Hariri. Ajo tha se është e shqetësuar me raportin e OKB-së, sipas të cilit Siria ishte e përfshirë në vrasje.
Ndërkohë, ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara John Bolton tha se është e rëndësishme që të fokusohemi në thelbin e raportit, që paraqet lajm dramatik. "Kjo është përfshirja e qeverisë së Sirisë dhe zyrtarëve të lartë të Libanit" tha Bolton.
Ish kryeministri i Libanit Rafik Hariri u vra në Bejrut, gjatë muajit shkurt.
XS
SM
MD
LG