Ndërlidhjet

BEJRUT


Djali i ish kryeministrit të vrarë libanez, Rafik Hariri mirëpriti raportin e hetuesve të OKB-së, sipas të cilit Siria dhe zyrtarë të lartë të Libanit ishin të përfshirë në vrasje. Saad al Hariri gjithashtu kërkoi gjykim ndërkombëtar për rastin.
Qeveria e Sirisë e ka hedhur poshtë raportin.
Ndërkohë, në Uashington presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara që të marrin masa të shpejta.
"Raporti është thellësisht shqetësues dhe sugjeron fuqishëm se vrasja e Haririt, e motivuar politikisht, nuk ka mundur të ndodhë pa ndërhyrjen e Sirisë", tha presidenti Bush.
Të martën, Këshilli i Sigurimit pritet të diskutojë mbi raportin, kurse diplomatët thanë se mund të ngritet çështja e sanksioneve kundër Sirisë.
XS
SM
MD
LG