Ndërlidhjet

BAGDAD


Në Irak u publikuan sot rezultatet e pjesshme të referendumit për Kushtetutën. Shumica e votuesve janë shprehur pro kushtetutës. Mirëpo, në krahinën, ku është vendlindja e Saddam Husseinit, rreth 80 përqind votuan kundër. Zyrtarët thanë se nuk janë shënuar shkelje të rënda.
"Kemi marrë rreth 100 ankesa, por ato ishin të thjeshta dhe nuk kanë ndikuar në rezultatin e referendumit" tha Safvat Majjed, anëtar i Komisionit të Zgjedhjeve.
Ndërkohë, ushtria amerikane njoftoi se 20 kryengritës u vranë gjatë një operacioni në zonat kufitare me Sirinë.
XS
SM
MD
LG