Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Nën patronatin e presidencës është shtruar në Prishtinë Darka e Lamës, që tradicionalisht shënohet prej tri vitesh.
Presidenti i Kosovës duke theksuar traditën ilire, mbi 2 mijë vjeçare të darkës së tillë, ka falenderuar Zotin për të mirat që i ka falur Kosovës gjatë këtij viti.
“Mund të themi se sivjet kemi pasur prodhime më të mira në të gjitha fushat. Njëherësh ne do të shtojmë kujdesin për bujqësinë dhe do të krijojmë më shumë mundësi për eksportin e prodhimeve të Kosovës. Këtë do ta shpejtonte njohja më e shpejtë e pavarësisë së vendit tonë nga miqtë tanë”.
Në darkën e Lamës qenë të pranishëm drejtues të institucioneve të Kosovës, të administratës ndërkombëtare në Kosovë, të zyrave diplomatike dhe përfaqësues të shumtë të jetës publike.
XS
SM
MD
LG