Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kosova do të pranojë "mbikqyrjen ndërkombëtare" apo këshillime pas bisedimeve për statusin, por Perëndimi nuk mund të vendosë kushte për pavarësinë e Kosovës nga Serbia, ka deklaruar kryeministri Bajram Kosumi në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters.
"Përfundimisht nuk mund të ketë kushte apo ndonjë fazë të ndërmjetme derisa shtyrje të tilla po pengojnë përparimin ekonomik", tha Kosumi.
Më tej ai ka shtuar se një mision "mbikqyrës apo këshillues" ndërkombëtar do të pranohet pas bisedimeve "si një garanci psikologjike dhe praktike për pakicat se të drejtat e tyre kontrollohen". Por Kosova duhet të jetë një shtet i pavarur dhe sovran, ka thënë Kosumi. Më tej kryeministri i Kosovës ka shtuar se "Beogradi nuk do të ketë të drejtë të vendosë për të ardhmen e Kosovës. Nëse do të ishte pyetur Beogradi, sot Kosova ndoshta nuk do të ekzistonte", ka thënë kryeminsitrti kosovar.
XS
SM
MD
LG