Ndërlidhjet

MUZAFARABAD


Gjenerali amerikan, John Abizaid ka vizituar zonat e prekura nga tërmeti në Pakistan dhe ka premtuar më shumë ndihma, përfshi helikopterë transportues.
"Sot kemi ofruar dy helikopterë të transportit të peshave të rënda, që kanë ardhur nga Afganistani. Rreth 13 helikopterë të tjerë do të vijnë së shpejti", tha Abizaid.
Mbi 51 mijë të vdekur ishin pasojë e tërmetit në Paskistan derisa miliona të tjerë kanë mbetur nën qiell të hapur. Televizioni arab Al-Jazzira ka transmetuar një video të numrit dy në komandën e Al Kaidës, Ajaman al Zavahiri, i cili kërkonte nga gjithë myslimanët që të kontribuonin për të mbijetuarit e tërmetit në Pakistan.
XS
SM
MD
LG