Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot diskuton raportin e e ambasadorit Kai Eide për Kosovën dhe rekomandimet e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Kofi Annan, për hapjen e diskutimeve për statusin e Kosovës.
Në takim përveç ambasadorëve të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit do të marrë pjesë dhe kreu i UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen. Kryeministri serb Vojisllav Koshtunica gjithashtu do të jetë i pranishëm në seancë.
Nga ana tjetër institucionet dhe partitë politike në Kosovë besojnë se KS do rekomandojë hapjen e bisedimeve dhe do miratojë kandidaturën e një të dërguari të posaçëm për bisedimet.
XS
SM
MD
LG