Ndërlidhjet

logo-print

MAJAMI


Autoritetet në Florida të Shteteve të Bashkuara kanë urdhëruar largimin e detyrueshëm të mbi 80 mijë personave në disa nga ishujt e Floridës derisa në këto brigje po afrohet uragani Vilma.
Pavarësisht thirrjes nga guvernatori Jebb Bush shumë nga banorët nuk janë larguar.
Pritet që uragani Vilma të arrijë në Shtetet e Bashkuara gjatë ditës së sotme me një shpejtësi 150 kilometra në orë.
Kuba, e cila u prek më parë nga ky uragan ka larguar nga zonat e prekura 630 mijë njerëz. Së paku 8 persona kanë vdekur në bregdetin e Karaibeve nga uragani Vilma.
XS
SM
MD
LG