Ndërlidhjet

VILNIUS


Diplomatët e NATO-s po takohen në kryeqytetin e Lituanisë, për të diskutuar mënyrat e ndihmës për modernizimin e ushtrisë së Ukrainës. Ky është kushti kryesor që duhet të përmbush Kievi, nëse do të anëtarësohet në Aleancë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap De Hoop Scheffer tha se dyert e NATO-s mbesin të hapura. Ndërkaq, sipas Sekretarit amerikan të Mbrojtjes Donald Rumsfeld raportet e NATO-s me Ukrainën janë të rëndësishme dhe unë pajtohem se reformat në këtë vend duhen ndihmuar, në mënyrë që Kievi të forcojë lidhjet me NATO-n" tha Rumsfeld.
XS
SM
MD
LG