Ndërlidhjet

TIRANË


Kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi u takua sot në Tiranë me kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha. Pas këtij takimi u konfirmua se gjatë muajit nëntor në Kosovë do të takohen kryeministrat e disa vendeve të rajonit, për të diskutuar rreth bashkëpunimit të frytshëm rajonal. Kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi tha se Kosova po hynë në një fazë shumë të rëndësishme të historisë së saj dhe ajo do të ketë një rol edhe më të madh në politikat zhvillimore të Evropës Juglindore. "Mbështetja e Tiranës zyrtare për pavarësinë e Kosovës mund të pasqyrohet përmes thellimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve ndërmjet dy qeverive" tha Kosumi.
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, ndërkaq tha se Tirana është për statusin përfundimtar të Kosovës dhe kjo nuk duhet të zvarritet.
"Ne konsiderojmë të domosdoshme përpjekjet e mëdha për rikthimin e refugjatëve në Kosovë si dhe dialogun Prishtinë-Beograd për të gjitha problemet tjera përveç statusit, jo se do ta konsideronim tabu çështjen e statusit, por problemi është se nuk ekziston, siç duket, sens realizmi në Beograd" tha Berisha.
XS
SM
MD
LG