Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi e mirëpriti vendimin e Këshillit të Sigurimit për hapjen e bisedimeve për statusin e Kosovës.
"Ky vendim i rëndësishëm dhe historik për popullin e Kosovës do të hap rrugën e perspektivës për Kosovën drejt një të ardhmeje paqësore. Një Kosovë e pavarur do të jetë shembull i demokracisë qytetare, i bashkëjetesës dhe respektimit të vlerave njerëzore. Ajo do të ndihmojë në krijimin e një qëndrueshmërie në rajon dhe në zhvillimin e përgjithshëm në Kosovë", thuhet në deklaratën e kryeministrit Kosumi.
Procesi i bisedimeve, sipas Kosumit, do të ndihmojë në krijimin e një klime të mirëbesimit dhe tejkalimit të dallimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të shërbejë për zgjidhjen e një varg çështjesh të hapura për të dy vendet.
XS
SM
MD
LG