Ndërlidhjet

BAGDAD


Qytetarët irakianë e kanë miratuar kushtetutën në referendumin e 15 tetorit, kanë bërë të ditur zyrtarët irakianë.
Vetëm dy nga 18 rajonet e Irakut kanë regjistruar një votë kundër kushtetutës me më shumë se dy të tretat e votuesve. Sipas zëdhënësit të Komisionit të Zgjedhjeve, Farid Ajar, rezultatet janë "e arritur për gjithë irakianët".
Miratimi i kushtetutës i hap rrugë zgjedhjeve të para të përgjithshme, pas rënies së Sadamit, ku institucionet e dala do kenë një mandat katër vjeçar.
Lajmi për kushtetutën erdhi në kohën kur numri i viktimave në mesin e ushtarëve amerikanë po arrin në 2000.
XS
SM
MD
LG