Ndërlidhjet

BEOGRAD


Serbët duhet të përgatiten për më të keqen sa i përket Kosovës, pasi ne mund të na imponohet zgjidhja e statusit, ka deklaruar pas vendimit të Këshillit të Sigurimit presidenti serb, Boris Tadiç. Më tej ai ka shtuar se bisedimet e ardhshme për statusin e Kosovës do të jenë të vështira për shkak të trashëgimisë që ka lënë ish presidenti Sllobodan Millosheviç. Nga ana tjetër, kryeministri Koshtunica deklaroi për mediat serbe, se takimi i Këshillit të Sigurimit ishte "historik" pasi krijon kushtet për zgjidhjen "jo vetëm të problemit të Kosovës, por gjithashtu për krijimin e një tradite që do zbatohet në probleme të ngjashme në të ardhmen".
XS
SM
MD
LG