Ndërlidhjet

BAGDAD


Qytetarët irakianë e kanë miratuar kushtetutën në referendumin e 15 tetorit, kanë bërë të ditur burimet zyrtare. Votimet janë cilësuar si të ndershme dhe të pranueshme nga Kombet e Bashkuara.
78% kanë votuar për kushtetutën dhe 21% kundër saj. Votuesit në dy nga 18 rajonet e Irakut kanë hedhur poshtë kushtetutën. Miratimi i kushtetutës është mirëpritur nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara. Me këtë rast presidenti Bush deklaroi:
"Sot Komisioni Zgjedhor irakian çertifikoi rezultatin e referendumit. Në këto votime morrën pjesë një numër shumë më i madh i arabëve sunitë krahasuar me zgjedhjet e janarit, kurse shkalla e dhunës krahasuar me të njëjtën ngjarje është shumë më e ulët. Me votën e tyre kurajoze, populli irakian ka provuar edhe një herë vendosmërinë për të ndërtuar një demokraci të bashkuar kundër ekstremizmit dhe dhunës", tha Bush.
Lajmi për kushtetutën erdhi në kohën kur numri i viktimave në mesin e ushtarëve amerikanë po arrin në 2000.
XS
SM
MD
LG