Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara diskutoi sot raportin e hetuesve të organizatës botërore lidhur me vrasjen e ish-kryeministrit libanez, Rafik Hariri, shkurtin e kaluar. Kreu i ekipit hetues të OKB-së, Mehlis ka kërkuar bashkëpunim nga Siria. Ndërkaq ambasadori amerikan në organizatën botërore, John Bolton, tha:
"Ne dëshirojmë një sinjal të fortë nga Këshilli i Sigurimit që Siria t'i japë fund obstruksionit dhe të bashkëpunojë me hetuesit. Kërkojmë që të lejohen dëshmitarët dhe të dorëzohen dokumenta."
Raporti nënvizon përfshirjen e strukturave siriane të sigurisë në vrasjen në fjalë, derisa Damasku i ka hedhur poshtë akuzat si "të motivuara politikisht".
XS
SM
MD
LG