Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, tha sot në Prishtinë se institucionet në Kosovë janë të gatshme për rrugën ndërkombëtare dhe për biseda eventuale në realizimin e zgjidhjes optimale për Kosovën, atë të pavarësisë.
Zoti Rugova i bëri këto komente pas një takimi të zhvilluar me Fernando Gentilinin, i dërguari i posaçëm për Kosovën i Javier Solana, Përfaqësues i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Siguri.
Në një komunikatë të lëshuar nga kabineti i zotit Rugova,
thuhet se zoti Gentilini ka biseduar edhe për përgatitjet e Bashkimit Evropian rreth kësaj çështjeje.
XS
SM
MD
LG